LAJMI I FUNDIT:

Ngrita e çmimeve të produkteve elementare, AAK kërkon debat parlamentar

Ngrita e çmimeve të produkteve elementare, AAK kërkon debat parlamentar
Foto: Arkiv

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar në Kuvend për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.

Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie, tha se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore është një problem shqetësues dhe duhet të adresohet edhe në legjislativ.


Këtë drejtim, Tahiri kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklarimet e tij për rolin e qeverisë në ngritjen e çmimeve.

“A është Albin Kurti i tanishmi që thotë se qeveria nuk i rritë çmimet, apo i atëhershmi i cili thoshte se qeveria do të kontrollojë dhe nuk do të lejojë rritjen e çmimeve… Këto standarde të dyfishta me të cilat ka ardhur në pushtet duhet ai t’i adresojë dhe t’i shpjegojë para qytetarëve sot, kur është rritur çmimi i bukës, qumështit, derivateve etj. A ka mashtruar atëherë, apo është e vërtetë tash çka po thotë?”, tha ai.

Ai pyeti Kurtin pse nuk e sjell Ligjin e pagave? Sipas tij, Ligji i pagave adreson problemin e 80 mijë shërbyesve civilë.

“Rrogat në sektorin publik, ka rrogë prej 200 deri 850 euro të një numri të madh të shërbyesve publik, që me këto çmime është kategori sociale”, tha Tahiri.

Ai kërkoi që Ligji i pagave të shkojë sa më shpejt në Kuvend.

Ndërkohë, vendimet e fundit të qeverisë për ndihma ndaj qytetarëve, Tahiri i quajti si elektorale.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori