Arbër Gjota tashmë ka kompletuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri.

Siç le të kuptohet titulli i këngës, Arbëri duket se u drejtohet “qikave” përmes kësaj kënge.


Kënga është realizuar nga Ernest Zeka, i njohur si DJ Esto, në bashkëpunim me grupin e NRG Band, Besnik Qaka, derisa vargjet janë shkruar nga vetë Arbër Gjota në bashkëpunim me Ernest Zeka.

Videoklipi, ku pranë Arbërit kërcejnë një grup bukuroshesh, është realizuar nga NRG Entertainment me një përkushtim të madh nga Arben Qaka, Meti Qaka dhe Besnik Emrullahu.

“Ngoni qika” do të promovohet këtë fundjavë në emisionin “Një kafe me Labin” në RTV 21.