Apple e ka lansuar së fundmi iPhone 11 në pesë lloje të ndryshme ngjyrash dhe njohësit e ngjyrave dhe mënyrës se si ato iu përshtaten personaliteteve të ndryshme, kanë dhënë mendimin e tyre.

Janë gjashtë ngjyra të ndryshme, si e bardhë, e zezë, gjelbër, verdhë, kuq dhe rozë, që duhet të mendoni mirë para se të blini, sepse nëse nuk iu përshtate, duhet ta mbani gjithnjë të mbuluar, transmeton Telegrafi.

Gjelbër: Të gjithë ata që zgjedhin gjelbër, janë vizionarë intelektual, që mund të jenë të rezervuar. Ata që kërkojnë rritje në jetën e tyre, duhet ta blejnë iPhone me këtë ngjyrë.

Verdhë: Të verdhët janë kureshtarë, të zënë dhe perfeksionist. Kjo ngjyrë e iPhone, është pikërisht për atë që dëshiron të arrijë qëllimin që ka.

Kuq: E kuqja është për të fortit, të vëmendshmet, ata që janë të orientuar drejt qëllimit dhe liderët e natyral. Të zgjedhurit e këtij iPhone, është për ata që po kërkojnë dashuri.

Rozë: Me rozë tregohet kreativiteti, rebelizmi dhe interpretimi i mirë. Ata që janë shumë të lidhur me çështje shpirtërore, duhet ta zgjedhin këtë telefon. /Telegrafi/