LAJMI I FUNDIT:

Nga shtatori nuk do të ketë tekste të gjuhëve të huaja për nxënësit në Maqedoni

Nga shtatori nuk do të ketë tekste të gjuhëve të huaja për nxënësit në Maqedoni

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi se nga shtatori nuk do të ketë tekste për gjuhë të huaja.

Siç thotë Ministrja, kjo nuk do të jetë problem sepse fëmijët i mësojnë gjuhët nga serialet dhe çështja është të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikën e gjuhës së huaj.

“Gjuha është e gjallë, e dini, fëmijët fillojnë ta mësojnë edhe nga serialet. Çështja është që ata të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikë e gjuhës tjetër, emra, përemra e kështu me radhë, mendoj se kjo nuk do të jetë problem”, tha Janevska.


Ministrja njoftoi gjithashtu se pushim pranverorë nuk do të ketë, pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në korrik u dërgoi një pyetësor mësuesve, prindërve dhe nxënësve për të dhënë mendimin e tyre personal për organizimin e pushimeve pranverore në vitin shkollor 2024-2025, për shkak të pikëpamjet e ndryshme për pushimet pranverore në vitin e kaluar shkollor, ndërsa përgjigjet e prindërve dhe nxënësve më të rritur treguan se ata nuk duan pushim pranveror dhe këtë vit nuk do të ketë./Telegrafi/