Nga një lojtar në Football Manager, në një trajner që po korr suksese te Reims – kush është Will Still

Kjo histori mund të dëshmojë se të jesh një trajner profesionist i suksesshëm; nuk ka nevojë të luash fillimisht futboll dhe pastaj të futesh në këtë zeje. Will Still, u bë trajnerii Reims pas shkarkimit të spanjollit Oscar Garcia në tetor dhe është bërë sensacion i Ligue 1. Historia tridhjetëvjeçare frymëzon ata që duan të bëhen trajnerë profesionistë pa përvojë futbolli.
Will nuk ka ende një licencë profesionale të UEFA-s; për të, ekipi i tij Reims duhet të paguajë njëzet e pesë mijë euro çdo lojë derisa të pajiset me një të tillë. Skuadra nuk shqetësohet nga kjo. Trajneri është treguar më shumë se i kualifikuar për këtë pozicion. Skuadra ka vetëm një humbje në 17paraqitjet e fundit.
Si ndikoi Football Manager te Will Still dhe e ndihmoi atë të merrte drejtimin e Reims?
A tactical analysis of Europe’s youngest and most intriguing manager, Will Still; 🧠 pic.twitter.com/2BOb4lVvAI
— h (@htomufc) February 2, 2023
Will deklaroi se ai ishte stërvitur rregullisht në futboll deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, por më pas filloi të luante lojën e famshme Football Manager. Loja krijoi një ndikim të tillë tek ai, saqë la futbollin dhe vendosi të studionte në Kolegjin Myerscough për t’u bërë trajner profesionist. Will shkoi në praktikë në Preston North End si pjesë e studimeve të tij, duke filluar kështu karrierën e tij.
Nga atje, ai u bë një videograf për Yannick Ferrera në Sint-Truiden pasi e bindi ish-futbollistin ta punësonte atë pas një analize tërheqëse të një loje. Ai do të ndiqte Ferrerën në pozicionin e tij të ardhshëm me Standard Liege. Më vonë, Ferrera do të shkarkohej nga pozicioni i tij, duke bërë që Will të transferohej në ekipin e kategorisë së dytë Lierse si videograf dhe ndihmës trajner për Frederik Vanderbies.
Ndërsa ishte në Lierse, ai u emërua si trajner i përkohshëm duke filluar karrierën si strateg profesionist. Pas disa vitesh kalimi nga ekipi në ekip në Belgjikë dhe Francë, atij iu ofrua një pozicion nën drejtimin e Oscar Garcia si ndihmës trajner në Reims. Sidoqoftë, kur spanjolli Garcia u lirua në tetor, Will u emërua edhe një herë trajner i përkohshëm për një ekip ku do të bënte aq mirë sa klubi i ofroi atij kontratë të plotë.
Pse Reims duhet të paguajë një gjobë për të punësuar Will Still?
Sipas rregullave të UEFA-s, kushdo që drejton një ekip profesionist duhet të ketë një licencë profesionale nga UEFA. Trajnerët mund të përfundojnë arsimin e tyre në vendet e tyre përkatëse dhe më pas të aplikojnë për ekuivalencë.
Edhe pse ai ka studiuar në Angli dhe pjesën më të madhe të punës së tij profesionale e ka bërë në Belgjikë, ai mund të ketë shkollimin dhe licencën e tij të vërtetuar në çdo vend evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Godin u kërkon të gjithëve të mos nxitohen me formën e Felix te Barcelona

Sjellje antisociale, raport psikiatrik dhe shmangie e gjobave: Lehmann akuzohet tani se ka sulmuar me motor-sharrë garazhin e fqinjit

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Al Nassr fiton trilerin e shtatë golave ndaj Al Ahli - Ronaldo nuk ndalet as këtë xhiro

“Shkova në Kinë si 27 vjeçar vetëm për para” – Witsel thotë se ata që shkojnë në Arabi Saudite duhet ta pranojnë për çfarë shkojnë

Primoz Gliha flet për mediat kroate: Do të flas për një ndeshje miqësore Kosovë – Kroaci

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias