LAJMI I FUNDIT:

Nga një basketbollist profesionist në të parin e Komunës – Alban Hyseni, sportisti në krye të qytetit të sportit

Nga një basketbollist profesionist në të parin e Komunës – Alban Hyseni, sportisti në krye të qytetit të sportit

Vite më parë ai kishte ëndrra që të bëhej një basketbollist me emër në Kosovë dhe më gjerë, por në asnjë moment nuk e kishte menduar se do të bëhej kryetar komune.

Alban Hyseni është një djalosh i lindur në vitin 1990 dhe ëndrra e tij e madhe ishte që një dit të arrijë deri në NBA, por që ajo ëndërr ishte zbehur me kalimin e viteve.

Idhulli i tij i madh ka qenë legjenda amerikane Tracy McGrady, që ka bërë karrierë në NBA me skuadrat si Toronto Raptors, Orlando Magic, Houston Rockets, New York Knicks, Detroit Pistons, Atlanta Hawks e San Antonio Spurs.

31-vjeçari ka luajtur në të gjitha grupmoshat me klubin e basketbollit Drita nga Gjilani, si dhe arriti deri në ekipin e parë ku qëndroi për disa vite.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Hyseni ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij si basketbollist, por edhe pse vendosi të largohej nga ky sport për t’iu përkushtuar studimeve.

“Ka qenë një kohë e artë. Basketbolli ka qenë sporti që e kam dashur shumë dhe kam luajtur deri në ekipin e parë të Dritës. Më kujtohen si sot momentet kur kemi luajtur për Dritën si në Ligën e Parë ashtu edhe në Superligën e Kosovës në basketboll”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.

Populli i Gjilanit e duan shumë sportin dhe si në futboll ashtu edhe në sporte tjera nuk kanë munguar trofetë që kanë ardhur në qytet.

Drita ka fituar në futboll titullin, Gjilani Kupën e Kosovës, derisa edhe në sporte tjera ka pasur kampionë nga ky qytet.

Edhe klubi i basketbollit Drita është shpallur kampione e Kosovës në vitin 1997.

E tani qytetarit e Gjilanit në krye të Komunës e kanë një sportist dhe shpresa e tyre e madhe është që Albani të bëj gjëra të mëdha për sportin, duke përmirësuar gjendjen infrastrukturore si në stadium ashtu edhe në palestrën e qytetit.

“Natyrisht si një sportist që kam qenë, e kam obligim moral dhe qytetar të bëj gjëra të mira për sportin, pasi njihemi si qytet i sportit dhe kemi arritur shumë suksese edhe në kushte jo të mira infrastrukturore”.

“Qëllimi im është që në çdo lagje të ketë fusha sportive që rinia jonë të merret me sport”, tha ndër të tjera Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit së bashku me ekipin e Telegrafit ka vizituar edhe sallën e sporteve ‘Bashkim Selishta – Petriti’ ku tregoi disa nga aftësitë e tij në lojën e bukur të basketbollit. /Telegrafi/

Për më shumë ndiqeni videon:

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori