LAJMI I FUNDIT:

Nga mesazhi i Malinovskyit deri tek ai i lojtarëve të Barcelonës, Napolit dhe Dukagjinit – lojtarët, tifozët dhe klubet që kërkuan ndaljen e luftës në Ukrainë

Nga mesazhi i Malinovskyit deri tek ai i lojtarëve të Barcelonës, Napolit dhe Dukagjinit – lojtarët, tifozët dhe klubet që kërkuan ndaljen e luftës në Ukrainë

Ukrainasi Ruslan Malinovskyi shënoi dy gola të shkëlqyer për Atalantën kundër Olympiacos në Ligën e Evropës dhe tregoi një mesazh për vendin e tij pas sulmit nga Rusia, ndërsa edhe disa klube tjera patën mesazhe për ndaljen e luftës.

Mesfushori kreativ shënoi një gol të bukur pas asistimit të Teun Koopmeiners, ndërsa më vonë shënoi edhe një gol tjetër në fitoren 0-3 të ekipit të tij.

Mbi të gjitha, goli i parë ishte një mundësi që Malinovskyi të bënte një deklaratë në skenën botërore, vetëm disa orë pasi tanket ruse u futën në territorin ukrainas dhe festen e golit ia dedikoi vendit të tij, Ukrainës.

Ai ngriti fanellën e Atalantës për të treguar një fanelle të brendshme me një mesazh shumë të thjeshtë: “Jo luftë në Ukrainë”.

Malinovskyi u përqafua nga bashkëlojtarët e tij, të cilët e dinë se kjo ka qenë një kohë shumë e vështirë për të dhe familjen e tij.

Në skuadrën e Atalantës është edhe një lojtar rus, Aleksei Miranchuk, i cili prej disa kohësh është i dëmtuar.

Megjithatë, Malinovskyi nuk ishte lojtari i vetëm që ka reaguar për situatën në Ukrainë, pasi një gjë të tillë e ka bërë dje (e enjte) edhe ylli i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko.

“Shpresoj të vdisni në mënyrën më të dhimbshme”, ylli i Man Cityt ‘uron’ Putinin pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës
Lexo po ashtu “Shpresoj të vdisni në mënyrën më të dhimbshme”, ylli i Man Cityt ‘uron’ Putinin pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës

Përveç lojtarëve, edhe disa nga klubet evropiane kanë reaguar me mesazhe para ose gjatë ndeshjeve të tyre në kërkim të ndaljes së luftës në Ukrainë.

Barcelona dhe Napoli patën një mesazh para ndeshjes, ekipi i Slavia Pragës, tifozët e Dinamo Zagrebit dhe ata të Bodo/Glimt gjithashtu, sikurse edhe në takimin mes Dukagjinit dhe Gjilanit në BKT Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori