Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) festoi një tjetër vit të shkëlqyeshëm të futbollit afrikan të martën në mbrëmje duke ndarë edhe çmimet e më të mirëve.

Viti i fundit ka qenë vit i frytshëm për disa nga lojtarët më të mirë në botë, por edhe për futbollistët afrikan.

Në këtë vit u mbajt edhe Kupa e Kombeve të Afrikës, ku Kombëtarja e Algjerisë e fitoi trofeun e më të mirit.

Sadio Mane fiton çmimin si “Lojtari më i mirë afrikan” Sadio Mane fiton çmimin si “Lojtari më i mirë afrikan”

Mbrëmë (e martë) u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët, ku sigurisht se ato u ndanë në mënyrë meritore.

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane fitoi çmimin ‘Futbollisti Afrikan i Vitit’, ndërsa Algjeria u zgjodh si ‘Ekipi i Vitit’ dhe Riyad Mahrez fitoi çmimin ‘Goli i Vitit’.

CAF gjithashtu zgjodhi edhe formacionin më të mirë të vitit ku nuk mungojnë yje si Mane, Mahrez, Mohamed Salah dhe Kalidou Koulibalu.

Pjesë e formacionit gjithashtu ishin edhe Andre Onana, Achraf Hakimi, Joel Matip, Serge Aurier, Idrissa Gueye, Hakim Ziyech dhe Pierre-Emerick Aubameyang. /Telegrafi/