Tani kur është hapur afati i transferimeve, disa lojtarë në emër në botën e futbollit janë pa kontratë dhe mund të transferohen te një klub i ri pas asnjë cent.

Shuma e transferimeve është duke u rritur me një shpejtësi të madhe në çdo vit, ndërsa klubet e mëdha po ofrojnë shuma të majme për transferimin e yjeve të njohura.

Adrien Rabiot – Paris Saint-Germain

Mesfushori francez tashmë ka bërë me dije se se do të largohet nga parisienët. 24-vjeçari ka zhvilluar paraqitje të mira në këtë sezon, duke bërë që disa skuadra të mëdha ta duan transferimin e tij.

Reklama

Sipas The Sun, Manchester Unitedi, Arsenali, Chelsea dhe Tottenham Hotspur, e duan transferimin e Rabiot në këtë afat kalimtar veror.

Reklama

Adrien Rabio (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Diego Godin – Atletico Madrid

Kapiteni i skuadrës spanjolle bëri me dije ditë më parë se ky është sezoni i tij i fundit në fanellën e madrilenëve. 33-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në verë, ndërsa shumë media raportojnë se do të transferohet te Interi.

Diego Godin (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mario Balotelli – Marseille

Sulmuesi italian kishte një sezon mesatar te skuadra franceze, andaj këta të fundit nuk janë të gatshëm që t’ia vazhdojnë kontratën. Balotelli ka shënuar tetë gola në 12 paraqitje, andaj në verë do të jetë i lirë për t’u transferuar.

Reklama

Mario Balotelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Felipe Luis – Atletico Madrid

Skuadra spanjolle do ta humbet mbrojtësin brazilian si transfer të lirë, pasi në verë do të largohet nga klubi. 33-vjeçari do të largohet nga Wanda Metropolitano në verë, pasi i skadon edhe kontrata, por që Atletico shpresonte ta shiste atë për një shumë rreth 10 milionë euro.

Reklama

Felipe Luis (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Juan Mata – Manchester United

Mesfushori spanjoll ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën me Djajtë e Kuq, pasi nuk janë pajtuar rreth pagës dhe viteve të qëndrimit në Old Trafford.

Manchester Unitedi i ka ofruar një vit kontratë Matas, por ai ka kërkuar së paku dy vite, me një pagë të përmirësuar.

Reklama

Juan Mata (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Franck Ribery dhe Arjen Robben – Bayern Munich

Dyshja i kanë dhënë lamtumirën skuadrës gjermane pas më shumë se 10 vitesh qëndrimi në Allianz Arena. Holandezi dhe francezi kanë bërë me dije javë më parë se ata po largohet nga Bayerni, duke kërkuar një eksperiencë tjetër brenda apo jashtë Evropës.

Arjen Robben dhe Franck Ribery (Foto: Alex Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Reklama

Hector Herrera – Porto

Mesfushori po e përfundon aventurën te skuadra portugeze, pas interesimit të një numri të madh të skuadrave evropiane. Herrera është duke u kërkuar nga klube të mëdha, por Real Madridi po i prin garës për t’i marrë shërbimet e tij.

Reklama

Hector Herrera (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

/Telegrafi/