Emri i markës është një aspekt thelbësor dhe i njohur gjerësisht, me shumë marka ikonike që kanë histori magjepsëse pas tyre.
Së fundmi, një klip viral në rrjete sociale hodhi dritë mbi mënyrën se si e mori emrin marka e njohur e veturave, Mercedes-Benz.
Duke folur me avokatin dhe biznesmenin amerikan David Rubenstein, CEO i Mercedes-Benz, Sten Ola Kallenius, shpjegoi se si e mori emrin marka e famshme.
Ai tha se kompania fillimisht u quajt Daimler kur u themelua në vitin 1886 nga Gottlieb Daimler.
Në atë kohë, inxhinieri kryesor i Daimler ishte Wilhelm Maybach, përcjell Telegrafi.
Siç thekson Kallenius, 15 vjet më vonë, industrialisti austriak Emil Jellinek porositi Daimler dhe Maybach të projektonin një motor për gara.
Kjo pasi Jellinek dëshironte të merrte pjesë në një garë në Nice, Francë dhe të bëhej fitues i saj.
Mercedes-Benz CEO Ola Källenius shares how the name ‘Mercedes’ came about. pic.twitter.com/h7xh29lYv3
— Historic Vids (@historyinmemes) June 12, 2024
Bëhet e ditur se Daimler dhe Maybach në fakt përmbushën dëshirën e Jellinek; i dhanë një automjet me motor të fuqishëm.
Ai doli fitues në garë dhe vuri një kusht: vetura duhej të mbante emrin e vajzës së tij, ‘Mercedes’.
Kështu, Daimler vendosi ta emërojë veturën si ‘Mercedes’, megjithëse e mbajti emrin origjinal të kompanisë.
Sipas faqes së internetit të Mercedes-Benz, më 23 qershor të vitit 1902, ‘Mercedes’ u regjistrua si një emër marke dhe që nga ajo kohë mbrohet ligjërisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Goditje e dyfishtë” nga Renault: Pas Scenic E-Tech electric, Master i ri fiton titullin “Furgoni i vitit 2025”
Disa fotografi të Audi 5000S Turbo e vitit 1984 – dikur një nga makinat më të shpejta dhe më të bukura në botë
A është kjo kamionçina më e bukur në botë?
Ford zbulon Mustang GTD më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë
Shikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo
Robotaksi Tesla: Fotot e para ngacmuese të veturës elektrike autonome
Publikohen imazhe të Atlasit të ri nga Volkswagen
Dështon modeli elektrik i Fiat - përfundon prodhimi
Publikohet videoja promovuese Ford Ranger Hybrid 2024 përpara debutimit më 19 shtator
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo