LAJMI I FUNDIT:

Neymari për 170 milionë euro mund të transferohet te Barcelona

Neymari për 170 milionë euro mund të transferohet te Barcelona

Çështja Neymar nuk ka mbaruar pasi duket se do të merr rrugëtimin drejt Barcelonës.

Pas dy muajve të negociatave të dështuara, tashmë spekulohet për formulat me të cilat lojtari mund të arrinte gjatë verës së ardhshme te kataluansit.

Në këtë kuptim, Mundo Deportivo raporton se braziliani mund të largohet nga parisienët për 170 milionë euro.

Kjo shumë nuk korrespondon, siç raportohet, me klauzolën e largimit nga PSG, por me zbatimin e “nenit 17 të rregullave të FIFA-s për Statutin dhe transferimin e Lojtarëve, i cili që nga viti 2001 lejon një lojtar të përfundojë kontratën me një klub në mënyrë të njëanshme”.

Në këtë rast, çmimi i përfundimtar do të përcaktohej në radhë të parë nga avokatët e FIFA-s dhe Neymarit, ku ky fundit tashmë ka bërë konsultimet e duhura dhe pritet që të largohet për 170 milionë euro, siç shkruajnë gazetat në Kataloni.

Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit
Lexo po ashtu Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit

Neymar është gjithashtu protagonist në gazetën Sport, ku ata publikojnë një studim, sipas të cilit 74 për qind e të anketuarve fajësojnë PSG-në se operacioni nuk është kryer, por edhe 72 për qind të tyre e quajnë të dështuar fushatën e Joseph Bartomeus për transferimin e lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori