LAJMI I FUNDIT:

Neymar thotë se Messi tani ndihet si në shtëpi, tregon edhe arsyen pse nuk shikon kurrë futboll

Neymar thotë se Messi tani ndihet si në shtëpi, tregon edhe arsyen pse nuk shikon kurrë futboll

Lionel Messi është duke kaluar në një formë fantastike, më e mira që nga transferimi i tij te PSG.

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen me gola e asistime, ndërsa në formë të lartë janë edhe dyshja Kylian Mbappe e Neymar Jr.


Sulmuesi brazilian, Neymar ka folur për momentin e mirë të Messit, duke thënë se shoku i tij i skuadrës tanimë është duke u ndjerë si në shtëpi.

Neymar e kupton që për Messin ka qenë i vështirë largimi nga Barcelona pasi ai kishte një kohë të gjatë në klubin katalunas.

“E njoh shumë mirë Leon, ndryshimi që bëri vjet ishte i vështirë. Ai jetonte prej një kohe të gjatë në Barcelonë me familjen e tij. E vërteta është se një ndryshim i tillë nuk është aspak i lehtë”.

“Por, unë mendoj se tani ai është më mirë dhe ndihet gjithnjë e më shumë si në shtëpinë e tij. Dua që të argëtohet sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi Neymar.

Tutje sulmuesi brazilian zbuloi edhe arsyen pse nuk shikon asnjëherë futboll gjatë kohës së lirë që ka.

“Nuk kam qenë kurrë një person që fillon të shikojë ndeshje futbolli në kohën e lirë. Gjithmonë kam luajtur futboll dhe jam marrë me gjëra të tjera. Kjo është e vërteta”.

“Nuk më pëlqen as kur miqtë e mi duan të shohin një ndeshje futbolli, atë e bëjnë gjithmonë një gjë të tillë, por unë u them: ‘Jo, le të bëjmë ndonjë gjë tjetër tani. Më mirë shohim ndonjë film'”, tha sulmuesi brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori