LAJMI I FUNDIT:

Neville godet ashpër presidentin FIFA-s për fjalimin e papërshtatshëm

Neville godet ashpër presidentin FIFA-s për fjalimin e papërshtatshëm

Gary Neville e ka cilësuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino si një fytyrë të tmerrshme për futbollin, pasi ai mbajti një fjalim të çuditshëm të shtunën.

Infantino pretendoi se ndihej ‘homoseksual’, ‘i paaftë’ dhe ‘si një punëtor migrant’ përpara se të sugjeronte se nëse Evropa ‘kujdesej vërtet’ për punëtorët migrantë, ata mund të bënin siç bëri Katari dhe të ofronin një kalim ‘ligjor’ në këto vende.


Fjalimi u dënua gjerësisht, duke përfshirë edhe nga Amnesty International, e cila e akuzoi atë për ‘përvetësimin e çmimit të madh të paguar nga punëtorët migrantë’ dhe Neville nuk u përmbajt në kritikat e tij.

Gary Neville ka kritikuar presidentin e FIFA-s si një "fytyrë e tmerrshme për futbollin"

“Ai është një fytyrë e tmerrshme për futbollin”, deklaroi ish-ylli i United për beIN Sports. “Disa nga gjërat që ai tha dje ishin të papërshtatshme dhe nuk duheshin thënë nga ai”.

“Ai duhet t’i bashkojë njerëzit. Ai është përfaqësuesi botëror i futbollit. Ai nuk duhet t’u përgjigjet një ose dy kombeve, gjë që dukej se po bënte dje. Ai duhet të ngrihet mbi të”.

“Disa nga fjalët e tij dje ishte një skandal absolut. Ai nuk duhet të përdorë atë lloj gjuhe. Ai nuk duhet t’i përdorë ato fraza, ka vazhduar më tej legjenda e Djajve të Kuq.

Gianni Infantino është kritikuar pasi e krahasoi veten me një punëtor migrant në një fjalim

Neville vazhdoi duke e krahasuar presidentin e FIFA-s me një sërë liderësh të tjerë të diskutueshëm botërorë, ndërsa shpjegoi: “Më kanë mërzitur këta liderë, si Johnson, si Trump, si Infantino, si Blatter që nuk bashkohen, ata përçajnë. E gjithë gjuha e tyre ka të bëjë me ndarjen. Edhe pse përpiqen dhe mendojnë se po i bashkojnë njerëzit, nuk po e bëjnë”.

Ai foli gjithashtu se si FIFA kishte nevojë të ringjallte statusin e saj brenda futbollit: “Kam qenë në të gjithë botën duke luajtur me Manchester United, nuk ka dyshim se ne duhet ta promovojmë futbollin në të gjithë botën”.

“FIFA është një përfaqësim i dobët i asaj që është futbolli. Është një lojë e bukur e shijuar nga komunitetet nga Brazili në Bury, dhe më duhet të them se mendoj se FIFA duhet të pastrojë veprimet e saj. Ka qenë e keqe për kaq shumë kohë”, ka vazhduar Neville. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori