LAJMI I FUNDIT:

Neuer: Skuadrat tjera nuk guxuan të bëjnë ofertë për mua

Neuer: Skuadrat tjera nuk guxuan të bëjnë ofertë për mua

Manuel Neuer ka pohuar se klubet tjera ishin shumë të frikësuara për të bërë ofertë për të, derisa portieri të mërkurën nënshkroi kontratën e re me Bayern Munichun.

Gardiani 30-vjeçar ka vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2021 dhe këtë sezon ia ka paralajmëruar se do të provonte fatin në një tjetër shtet, duke shtuar kështu spekulimet se në të ardhmen mund të bashkohet me Manchester Cityn.

Por numri një i Bayernit ka thënë se asnjë klub nuk ka bërë ofertë për të nga frika se ai do t’i refuzonte.


“Mendoj se shumë klube nuk guxuan të bëjnë ofertë për mua sepse frikësoheshin se do t’i refuzoja”, ka thënë Neuer. “Por ishte e qartë se do të vazhdoja me Bayernin”.

“Jam rehat në këtë klub. Kemi ambient të mirë dhe luftojmë për secilin trofe. Prandaj nuk ishte vendim i vështirë për të vazhduar kontratën”, ka thënë veç të tjerash gardiani i përfaqësueses gjermane. /Telegrafi/