Ngjarja dramatike ku 12 djem së bashku me trajnerin e tyre mbetën të ngujuar për më shumë se dy javë në një shpellë në Tajlandë do të bëhet film.

Netflix njoftoi se së bashku me kompaninë tjetër kinematografike “Crazy Rich Asians” do të realizojnë këtë projekt që do të përshkruajë ngjarjen nga fillimi deri në shpëtimin e djemve.

Qershorin e kaluar 12 fëmijë të moshës mes 11 dhe 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non.

Ata u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim ndërsa mbetën të bllokuar nga shkaku se hyrja në shpellë ishte mbuluar me ujë për shkak të reshjeve të shiut.

Ministria e Kulturës njoftoi se familjet e të mbijetuarve në shpellë do të paguhen secili me nga 94 mijë dollarë. /kp/