LAJMI I FUNDIT:

Nesër zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, do të përdoret edhe sistemi VAR

Nesër zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, do të përdoret edhe sistemi VAR

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave do të zhvillohet ditën e mërkure.

Federata e Futbollit të Kosovës si organizatore ka njoftuar se finalja mes KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00 në kryeqytet ku do të përdoret edhe sistemi VAR.

FFK ka bërë ftesë gjithë dashamirëve të futbollit të marrin pjesë në këtë ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Nesër në finalen e Kupës së Kosovës përballen dy skuadrat më cilësore në futbollin e femrave, KFF Mitrovica – KFF EP Hajvalia.

Do të jetë kjo një betejë e fortë për trofeun e parë të edicionit.

“Fadil Vokrri” është gati për t’i pritur dy rivalët e mëdhenj dhe tifozët e tyre, në një ndeshje ku do të përdoret edhe sistemi VAR.

Ecuria e këtyre dy skuadrave gjatë këtij edicioni dhe fondi cilësor i futbollisteve bëjnë që kjo ndeshje të jetë atraktive dhe emocionuese.

Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të marrin pjesë në këtë spektakël të jashtëzakonshëm të futbollit të femrave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori