LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk doni të bëheni pis, mos i hani këto ushqime në veturë (Video)

Nëse nuk doni të bëheni pis, mos i hani këto ushqime në veturë (Video)

Anëtarët e kanalit SORTEDfood, që shfaq filmimet e tyre në YouTube, kanë bërë një xhirim interesant ku tregojnë për shtatë ushqimet që nuk bën t’i hani në veturën në lëvizje.

Njëjtë sikur në emisionin TopGear, ata i bëjnë tri teste kryesore: përshpejtimi dhe ndalesa e papritshme se kinse është duke ndodhur ndonjë emergjencë, kthesat dhe rruga me gunga, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar, ata shihen të ulur në pjesën e pasme të një veture Ford, ndërsa mbajnë në duar pjatën dhe provojnë të hanë ushqimin.

Shikoni se çfarë ju ndodhë atyre, duke provuar të hanë ushqimet, që nuk rekomandohet t’i provoni kur jeni duke udhëtuar. /Telegrafi/