LAJMI I FUNDIT:

Nëse jo te Chelsea, dy gjigantët evropianë e duan me ngulm Mountin

Nëse jo te Chelsea, dy gjigantët evropianë e duan me ngulm Mountin

Manchester United i është bashkuar garës për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.

Sulmuesi i Bluve nuk ka arritur ende një marrëveshje të re me klubin.


Mount ka qenë i lidhur me Liverpoolin në javët e fundit dhe gjërat duket se janë tejet interesante në Londër.

Liverpooli në 'pole-position' për transferimin e Mount
Lexo po ashtu Liverpooli në 'pole-position' për transferimin e Mount

Tani ESPN deklaron se United është gjithashtu në kërkim të mesfushorit nëse ai vihet në dispozicion.

Nga ana e tyre, Chelsea dëshiron që Mount të rinovojë kontratën e tij dhe të zgjasë qëndrimin e tij në klub.

Manchester United futet në garë për Mason Mount
Lexo po ashtu Manchester United futet në garë për Mason Mount

Megjithatë, skuadra londineze gjithashtu mund ta shohë atë si një aset që mund ta shesin në verë nëse ai nuk e rinovon.

Blutë janë në dijeni se nga shitja e Mount mund të përfitojnë mbi 80 milionë euro dhe mund të financojnë blerje të reja. /Telegrafi/