LAJMI I FUNDIT:

“Nëse më gënjejnë, ditën tjetër nuk jam pjesë e tyre” – Guardiola me paralajmërim për Cityn

“Nëse më gënjejnë, ditën tjetër nuk jam pjesë e tyre” – Guardiola me paralajmërim për Cityn

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City nëse konfirmohet se ai është gënjyer nga klubi për 100 shkeljet e pretenduara të rregullores financiare.

Një lajm tronditës u shfaq të hënën në mëngjes se kampioni në fuqi i Ligës Premier ishte akuzuar për shkelje të rregullave financiare të ligës midis sezoneve 2009/10 dhe 2017/18.


Një hetim i nisur për mashtrimin e pretenduar të Cityt në mars 2019 akuzon klubin në pronësi të Abu Dabit për shkelje të ndryshme. Ato përfshijnë mbivlerësimin e të ardhurave nga sponsorizimi, dyfishimin e pagave të ish-trajnerit Roberto Mancini nëpërmjet një kontakti të fshehtë me një klub nga Abu Dabi dhe thyerjen e rregullave mbi qasjet ndaj lojtarëve të rinj.

Ish-këshilltari financiar parashikon të ardhme të errët për Manchester Cityn
Lexo po ashtu Ish-këshilltari financiar parashikon të ardhme të errët për Manchester Cityn

City mund të goditet me një sërë masash disiplinore si zbritje pikësh, gjoba, heqje e titujve apo edhe përjashtim nga liga. Dhe ata madje mund të përballen me trajnerin e tyre që u ka fituar ligën katër herë.

“Pse e mbrojta klubin dhe njerëzit? Kjo është sepse unë punoj me ta. Kur ata akuzohen për diçka, unë i pyes: ‘Më tregoni për këtë, ata shpjegojnë dhe unë i besoj. Nëse më gënjeni, një ditë më pas nuk jam këtu. Do të jem jashtë dhe nuk do të jem miku juaj. Unë besoj tek ju sepse ju besoj 100 për qind dhe mbroj klubin për shkak të kësaj”, kishte  deklaruar Guardiola në vitin 2022.

Manchester City reagon ndaj akuzave të Ligës Premier
Lexo po ashtu Manchester City reagon ndaj akuzave të Ligës Premier

Manchester City ka gjasa të mëdha të ndëshkohet nga Liga Premier dhe heqja e pikëve është gjoba më e lehtë për ta, pasi parashikohen edhe disa edhe më të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori