LAJMI I FUNDIT:

Neres ylli i ardhshëm që do të largohet nga Ajaxi, e ardhmja e brazilianit mes Anglisë dhe Italisë

Neres ylli i ardhshëm që do të largohet nga Ajaxi, e ardhmja e brazilianit mes Anglisë dhe Italisë
David Neres. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

David Neres pritet të jetë ylli i ardhshëm që do të largohet nga Ajaxi.

E ardhmja e sulmuesit brazilian duket se është mes Ligës Premier dhe Serie A, pasi ofertat për të nuk mungojnë.


Ylli brazilian ka pasur disa probleme me lëndime këtë edicion, teksa nuk luan me Ajaxin që nga nëntori i vitit të kaluar.

23-vjeçari pritet të rikthehet në fushë në gjysmë të muajit prill, ku shihet si faza më e rëndësishme e klubit në garë për titullin e kampionit.

David Neres. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Megjithatë Neres në 20 ndeshjet e para të zhvilluara ka shënuar gjashtë gola e ka bërë dy asistime.

Lojtari po ndiqet nga Chelsea, Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur në Ligën Premier.

Ndërkohë për brazilianin interesim ka shprehur edhe skuadra italiane Roma, që e sheh Neresin si zëvendësuesin adekuat të turkut Cengiz Under që pritet të largohet.

Ajaxi në anën tjetër ka shprehur gatishmërinë ta lë të lirë Neresin, nëse vije një ofertë mbi 45 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori