LAJMI I FUNDIT:

Nëntë lojtarët që Real Madridi do të ishte i lumtur t’i largonte këtë verë

Nëntë lojtarët që Real Madridi do të ishte i lumtur t’i largonte këtë verë

Shumica e bisedave të transferimeve rreth Real Madridit janë përqendruar në ardhjet e mundshme të verës, sidomos pas parave të kursyera nga dështimi i transferimit të Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Sidoqoftë, për sa i përket numrave, mund të ketë më shumë largimeve sesa arritje në Valdebebas.


Sipas gazetës Marca, Real Madridi ka një listë me nëntë lojtarë që do të lejohen të largohen nga klubi në kushtet e duhura.

Tre prej tyre tashmë janë konfirmuar si largime. Marcelo, Gareth Bale dhe Isco Alarcon të gjithë kanë dhënë lamtumirën e tyre me marrëveshjet që u skadojnë këtë verë, duke kuptuar se nuk do t’u ofrohen marrëveshje të reja.

Portieri rezervë Andriy Lunin gjithashtu mund të largohet këtë verë për të fituar minuta në ndonjë tjetër ekip, megjithëse ka të ngjarë të jetë në huazim.

Luka Jovic është i vendosur të largohet nga klubi pasi është harruar tërësisht nga çdo trajner që kur mbërriti në Madrid, me Milanin që përmendet si një destinacion i mundshëm.

Real Madridi po kërkon gjithashtu të largojë Mariano Diaz. Sulmuesi ka refuzuar më parë disa oferta për t’u larguar nga Santiago Bernabeu, por duket se është më i hapur për t’u larguar këtë herë.

Jesus Vallejo është një tjetër emër që Real Madridi nuk do ta kishte problem të vazhdonte qëndrimin. Mbrojtësi qendror mbërriti në klub me shumë premtime në vitin 2015, por ka dështuar t’i përmbush pritshmëritë.

Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon
Lexo po ashtu Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon

Megjithatë çdo transferim do të jetë i ndërlikuar, pasi lojtari është i lumtur të vazhdojë në klub, edhe nëse kjo do të thotë kohë e pakët për të luajtur.

Dy rastet më të komplikuara janë Marco Asensio dhe Dani Ceballos. I pari ka një vit të mbetur në kontratën e tij dhe deri më tani nuk ka qenë në gjendje të bie dakord për një të kontratë re dhe dëshiron të ndihet i rëndësishëm dhe mund të largohet për ta bërë këtë.

Golashënuesi i tretë më i mirë i Real Madrid sezonin e kaluar, Asensio luftoi për të mbajtur një vend titullari në pjesën e fundit të sezonit, por është kthyer në skuadrën e Spanjës.

Ndërkohë, Ceballos është lidhur me një rikthim te Real Betis dhe është në të njëjtën situatë kontrate si Asensio. Pavarësisht performancës së mirë në fund të sezonit, Real Madrid duket se nuk dëshiron të besojë te ai në afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori