LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandumi – Gjilani do të bëhet me stadium të kategorisë së katërt, investimi 4.6 milion euro

Nënshkruhet memorandumi – Gjilani do të bëhet me stadium të kategorisë së katërt, investimi 4.6 milion euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të plotësimit të infrastrukturës fizike sportive, po vazhdon me investimet e saj. Investimi i radhës është në Gjilan në shumën prej 4,6 milion euro, në rindërtimin e stadiumit të qytetit.

Përkitazi, për këtë projekt kapital, në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi sot ajo dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të projektit “Rikonstruktimi i Stadiumit të Gjilanit, Kategoria e IV”, projekt i cili do të implementohet gjatë viteve 2020-2022.


Sipas memorandumit, obligimet financiare 100% i merr përsipër MKRS-ja dhe cakton organin mbikëqyrës të realizimit të projektit, ndërsa Komuna e Gjilanit do t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe të dyja bashkë, MKRS-ja dhe Komuna, do të kujdesen për implementimin e projektit.

Përpos memorandumit, në takimin e zhvilluar mes ministres Dumoshi dhe kryetarit të Gjilanit, Haziri, u bisedua edhe për projektet tjera të përbashkëta që kanë MKRS-ja dhe Komuna, që pritet të realizohen në Komunën e Gjilanit

Ministrja Dumoshi tha se nëpërmjet këtij memorandumi që kanë nënshkruar sot, i është hapur rrugë standardizimit të stadiumit të qytetit të Gjilanit konform kritereve evropiane.

“Që nga marrja e detyrës, jam interesuar që të shqyrtoj projektet sipas prioriteteve dhe duke pasur parasysh këtë fakt, kemi marrë përsipër të iniciojmë projektin për të cilin nënshkruam sot memorandumin me kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri, e që do të konkretizojë me një stadium të mrekullueshëm të qytetit. Si MKRS, ndjehemi jashtëzakonisht të kënaqur që po u mundësojmë një hapësirë moderne e me standarde sportistëve të Komunës së Gjilanit,” u shpreh ndër të tjera ministrja.

Ndërkaq, kryetari Haziri e falënderoi ministren për përkrahjen ndaj komunës që udhëheq ai dhe u shpreh se vazhdimisht MKRS-ja dhe komuna e Gjilanit kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer duke rezultuar me investime që kanë qenë në dobi të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori