LAJMI I FUNDIT:

Në urimin e ditëlindjes për Mozzikun, Loredana konfirmon shtatzëninë

Në urimin e ditëlindjes për Mozzikun, Loredana konfirmon shtatzëninë
Foto: Loredana Zefi/Instagram

Reperi i njohur Mozzik sot (e shtunë) feston ditëlindjen e tij të 23-të.

Urimet e tij për ditëlindje kanë qenë të shumta, gjersa një nga urimet më të veçanta, Mozzik e ka marrë nga e dashura e tij, Loredana Zefi.


Kjo e fundit është përfolur me muaj të tërë në media se është shtatzënë, gjersa vet çifti nuk dolën me asnjë deklaratë rreth kësaj çështje.

Në ditëlindjen e 23-të, Mozzik publikon fotografinë e tij të parë që ka realizuar pas ardhjes në jetë
Lexo po ashtu Në ditëlindjen e 23-të, Mozzik publikon fotografinë e tij të parë që ka realizuar pas ardhjes në jetë

Por, së fundmi, ka qenë Loredana ajo e cila në një urim të gjatë të bërë ndaj të dashurit të saj në Instagram, e ka uruar atë për ditëlindje, ndërsa edhe ka konfirmuar shtatzëninë në pjesën ku thotë se çifti po presin shumë gjëra të reja.

Ajo e ka bërë urimin në gjermanisht, pasi ata jetojnë në Zvicër dhe të dy e njohin gjuhën gjermane.

“Urime ditëlindjen Mozzik, përveç që je burri im ju jeni miku im në të njëjtën kohë! Në çdo person, unë mund të dëshiroj të ndryshoj diçka, por tek ti jo. Për mua, ju jeni po aq i përsosur. Ne do të presim shumë gjëra në jetë, një tashmë është shumë afër! Ti e di se çfarë dua të them 🙂 ! Happy Birthday Mozzik aka Gramoz! @mozzik #bonnyandclyde”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, “Bonnie&Clyde” mban titullin kënga e fundit që dyshja sollën së bashku, këngë e cila u prit shumë mire nga publiku dhe arriti shifra të larta klikimesh në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori