LAJMI I FUNDIT:

Në skenën e ‘MTV EMA’, Rita Ora e quan Bebe Rexhën ‘motra ime shqiptare’

Në skenën e ‘MTV EMA’, Rita Ora e quan Bebe Rexhën ‘motra ime shqiptare’

Mbrëmë (e diel) u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2022” dhe padyshim ato që shkëlqyen ishin artistet shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Sikur të mos mjaftonte pjesëmarrja e tyre në një prej eventeve më të rëndësishme të industrisë së muzikës ndërkombëtare, vajzat me prejardhje shqiptare ishin kryefjala e natës.


Rita ishte prezantuesja e ceremonisë bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi, Bebe Rexha fitoi çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan, dyshja gjithashtu performuan në skenën gjigante të eventit, teksa në mesin e yjeve që interpretuan ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max.

Foto: Getty Images

Ndërsa, në një moment të mbrëmjes, Rita nuk harroi të përmendte rrënjët shqiptare teksa gjendej në skenën e “MTV EMA” bashkë me Beben.

Dy artistet derisa luanin një lojë në skenën, në fjalën e saj Rita iu drejtua Bebes duke i thënë: “Ti je motra ime shqiptare”.

Foto: Getty Images

Kujtojmë që të dy vajzat prej kohësh kanë dëshmuar se ruajnë një raport të afërt me njëra-tjetrën.

Ndërkohë, theksojmë që ndonëse e nominuar, artistja tjetër nga Kosova, Dua Lipa nuk ishte e pranishme në këtë event, e njëjta mbetet e angazhuar me turneun e saj botëror “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

@mtvksofficial #RitaOra & #BebeRexha nuk harrojn ta cekin gjithmone se nga vine! 👐🏻❤️ #fyp #viral #explore #trending #shqipet ♬ original sound – MTVKS

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja me famë botërore Taraji Henson shfaqet me kreacion të stilistes shqiptare Vlora Mustafa

Aktorja me famë botërore Taraji Henson shfaqet me kreacion të stilistes shqiptare Vlora Mustafa

Magazina
Dënohet me burg aktorja Rudina Dembacaj, falsifikoi nënshkrimin e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

Dënohet me burg aktorja Rudina Dembacaj, falsifikoi nënshkrimin e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

Magazina
E mbuluar dhe me kurorën e

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Magazina
“Çka është kjo, nuk përgjigjem dot” - pyetja që e nervozoi Bleron në ‘Darkën e të Nominuarve’

“Çka është kjo, nuk përgjigjem dot” - pyetja që e nervozoi Bleron në ‘Darkën e të Nominuarve’

Magazina
“Shko bërtiti gruas tënde se po flet palidhje”, degradon debati mes Bucit dhe Adrit në BBVK

“Shko bërtiti gruas tënde se po flet palidhje”, degradon debati mes Bucit dhe Adrit në BBVK

Magazina
Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Magazina
Kalo në kategori