LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të Mbappes, Al Hilal kompleton transferimin e një tjetër ylli të futbollit

Në pritje të Mbappes, Al Hilal kompleton transferimin e një tjetër ylli të futbollit

Al Hilal është skuadra më e përfolur sidomos në 48 orët e fundit, jo për ndonjë sukses të madh apo trofe të fituar.

Skuadra arabe ka bërë ofertën më të çmendur në histori, duke ofruar 300 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappes dhe kontratë një vjeçare me 700 milionë euro pagë vjetore.


Por përderisa janë në pritje të transferimit të Mbappes, skuadra arabe ka kompletuar një tjetër transferim.

Paga e çmendur e Mbappes: Sa fiton francezi në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit
Lexo po ashtu Paga e çmendur e Mbappes: Sa fiton francezi në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Ylli brazilian Malcolm është futbollisti i radhës që ka lënë Evropën për milionat e Arabisë.

26-vjeçari është larguar nga Zenit dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Al Hilal që pagoi 60 milionë euro për transferimin e tij nga kampionati rus.

Kësisoj Malcolm është përforcimi i radhës për klubin arab, që po pret një përgjigje pozitive nga Kylian Mbappe.

Para Malcolmit, klubit arab i janë bashkuar edhe yje të tjerë si Kalidou Koulibaly, Ruben Neves apo Sergej Milenkovic Savic. /Telegrafi/