LAJMI I FUNDIT:

Në një ceremoni të fshehtë është martuar Vanessa Paradis, ish-e dashura e Johnny Depp

Në një ceremoni të fshehtë është martuar Vanessa Paradis, ish-e dashura e Johnny Depp
Johnny Depp dhe Vanessa Paradis (Foto: Getty Images)

Aktorja dhe këngëtarja, Vanessa Paradis, është martuar me filmbërësin Samuel Benchetrit, ditën e shtunë në një ceremoni të zhvilluar në Saint-Simeon të qarkut Seine-et-Marne në Francë.

Lajmin e ka publikuar gazeta Le Parisien në faqen e vet në internet duke njoftuar për martesën e 45-vjeçares me skenaristin, regjisorin dhe aktorin e njohur francez.


Vanessa Paradis (Foto: Getty Images)

Sipas gazetës franceze, ceremonia kishte zgjatur vetëm 30 minuta dhe gjithçka është bërë për të shmangur fotoreporterët.

Lajmet për Vanessa Paradis
Lexo po ashtu Lajmet për Vanessa Paradis

“Vanessa Paradis është martuar me Samuel Benchetrit gjatë kohës së ndeshjes ndërmjet Francës dhe Argjentinës…”, shkruan në publikimin e Le Parisien në rrjetet sociale.

Paradis ka qenë e dashura e Johnny Depp për shumë vite (nga viti 1998 deri në vitin 2012).

Ata kanë dy fëmijë bashkë, vajzën Lily-Rose Depp (e lindur në vitin 1999) dhe djalin John Christopher “Jack” Depp III (i lindur në vitin 2002).

Johnny Depp dhe Vanessa Paradis (Foto: Getty Images)

Në ceremoninë martesore të aktores ishin të pranishëm dhjetëra të ftuar, në mesin e tyre edhe rokeri francez, Matthieu Chedid, këngëtari Raphael dhe vajza Lily-Rose. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori