LAJMI I FUNDIT:

Në fundjavë nis kampionati në automobilizëm, FASK gati për sfidat e reja

Në fundjavë nis kampionati në automobilizëm, FASK gati për sfidat e reja

Me garën në disiplinën e auto sllallomit, e cila në këtë fundjavë zhvillohet në Ferizaj, nis Kampionati i Kosovës në  automobilizëm.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet për një kampionat edhe më atraktiv, më cilësor dhe më masovik se ato paraprake.


Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është optimist se në vitin 2022 automobilizmi kosovar do shënojë rritje të gjithanshme.

“Jemi mobilizuar maksimalisht për një kampionat të suksesshëm. FASK ka bërë disa ndryshime, duke filluar nga zyrat e reja, rritja e stafit dhe puna në terren, në mënyrë që sivjet të jemi edhe më mirë se në të kaluarën”, është shprehur Rexhepi në prag të fillimit të kampionatit.

Ai ka shtuar se agjenda e FASK-ut sivjet është mjaft e ngjeshur, por që me angazhimin e të gjithëve do të realizohet me sukses.

“Kemi numër të madh të aktiviteteve, por jemi shumë optimistë se do t’ia dalim me sukses. Besoj se garuesit dhe klubet kanë punuar shumë, ndërsa sa i përket pjesës së Federatës gjithçka është gati. Do t’i kushtojmë shumë rëndësi kalendarit të garave, ndërkohë në arenën  ndërkombëtare synojmë të marrim pjesë më shumë se vitin e kaluar”, ka theksuar numri një i FASK-ut.

Për t’i realizuar të gjitha këto objektiva, ai pret kontribut nga të gjithë ata që, në çfarëdo mënyre janë të lidhur me auto sport.

“Presim bashkëpunim të mirë nga institucionet tona relevante, pastaj nga sponsorët tanë, të cilët i falënderojmë shumë, derisa nga klubet e garuesit kërkojmë përkushtim e disiplinë të nivelit më të lartë“, është shprehur kryetari Rexhepi.

Në kalendarin e sivjetmë të FASK-ut sivjet janë 18 gara.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori