Pas disa vitesh pune, filmi për jetën e Freddie Mercuryt, frontmenit të grupit legjendar “Queen”, duket se do të shoh dritën së shpejti.

Reklama

Emrat e përfolur për rolin e shumëlakmuar të këngëtarit të famshëm kanë qenë të shumtë, por i përzgjedhuri thuhet të jetë Rami Malek, protagonist i “Mr Robot”. Ndërsa në konkurrim të ngushtë është edhe Bryan Singer.

fred

Bryan Singer është konkurrenti më i afërt i Rami Malek.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht mediat thonë se Malek ka firmosur për të portretizuar Mercuryn në filmin biografik që do të quhet “Bohemian Rhapsody”, sipas titullit të një prej hiteve më të famshme të grupit, transmeton Top Channel.

Reklama

Bryan Singer, i njohur për katër filmat “X-men” dhe “The Usual Suspects”, është në bisedime për të bërë regjinë. Ishte pikërisht ai që njoftoi përfshirjen e Malek përmes një postimi në Instagram.

Reklama
Rami Malek është kandidati kryesor për rolin e rokerit.

Rami Malek është kandidati kryesor për rolin e rokerit.

Filmi do të prodhohet nga Graham King i ndihmuar nga ish-pjesëtarët e “Queen”, Brian May dhe Roger Taylor, në rolin e producentëve muzikorë.

King po punon për projektin qe disa vite. Kur ai u njoftua fillimisht, komiku Sacha Baron Cohen u përfol si protagonisti i mundshëm i filmit mbi rokerin, por hoqi dorë për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-pjesëtarët e bendit, lidhur me mënyrën se si filmi do të paraqiste disa prej detajeve më pikante të jetës së këngëtarit.

Reklama

I konsideruar si një prej zërave më të bukur të të gjitha kohërave, Mercury, emri i vërtetë, i te cilit ishte Farrokh Bulsara, u nda nga jeta në vitin 1991 si pasojë e sëmundjes së AIDS-it.

Reklama