LAJMI I FUNDIT:

Më në fund, Schumacher ngrihet në këmbë dhe ecën

Më në fund, Schumacher ngrihet në këmbë dhe ecën

Piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher dy vjet e gjysmë pas aksidentit të rëndë gjatë skijimit, bëri hapat e tij të parë me ndihmën e terapistit.

Ky informacion është publikuar nga media kineze “Yibada” e cila ka zyra në 35 kryeqytete të botës, ndërsa konfirmime zyrtare rreth gjendjes së Schumacher-it ende mungojnë. Informacionet e reja rreth pilotit të famshëm të F1 vijnë para një “terri mediatik” gjithnjë e më të madh rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe e gjitha kjo me kërkesë të familjes së tij.


Ish piloti i Formula 1, Philippe Streiff tha se Schumacher është i vendosur në karrocë invalidore, sepse nuk është në gjendje të lëviz në mënyrë të pavarur.

Piloti 47-vjeçar më i suksesshëm në historinë e Formula 1, në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013 pësoi dëmtim të rëndë në kokë dhe tru pas përplasjes në një shkëmb. Në gjendje kome ishte deri në shtator 2014 pas së cilës shërimin e vazhdoi në shtëpi.

Pas këtij rasti në opinion ka pasur shumë pak informacione në lidhje me shëndetin e tij dhe asnjë foto e tij nuk është publikuar pas aksidentit. Më shumë informacione për shëndetin e legjendës së Formula 1 në muajt e fundit mediat botërore kanë kërkuar nga ish-kolegët e tij Jean Todt dhe Ross Braun, të cilët pas vizitës së Schumacher shkurtimisht thanë se ai ende është “duke luftuar”.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori