Dua Lipa mbajti koncertin e saj të radhës në Bridgestone Arena në Nashville, Tennessee, të hënën mbrëma në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja shqiptaro-angleze, 26 vjeçe, tregoi figurën e saj të mahnitshme të trupit, ndërsa ishte e veshur me një kostum të verdhë të qëndisur me lule – veshje e punuar nga marka “Balenciaga”.


Turneu - në promovim të albumit të saj të dytë - është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida të mërkurën mbrëma, shkruan DailyMail.

duha1 1

Lipa kishte veshur të njëjtin kostum të verdhë q ë e kishte veshur edhe në koncertin e Miamit.

Flokët e gjata dhe brune të super yllit të popit ishin të ndara në mes dhe të stiluara në valë të lirshme.

duha2 1

Fituesja e çmimit “Grammy” - e cila kohët e fundit fitoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B” në Brit Awards 2022 të martën e kaluar, kishte vënë pak makijazh duke i lënë më shumë hapësirë dukjes së saj natyrale.

Interpretuesja e hitit “Love Again”, argëtoi turmën me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh me veshje blu përreth saj.

duha3 1

Në një moment ylli performoi një koreografi të zjarrtë teksa u ul mbi një balerin mashkull.

“Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” në kategorinë “Albumi më i mirë i zhanrit pop”.

duha4 1

Mysafirët specialë Lolo Zouaï dhe Caroline Polachek dhanë gjithashtu performanca fenomenale.

Dua fillimisht njoftoi se do të organizonte turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë.

duha5 1

Turneu është vendosur të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po organizohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer. /Telegrafi/

duha6 1

duha7 1

duha8 1