Manchester City ka konfirmuar se statuja e Sergio Agueros do të zbulohet muajin e ardhshëm, në dhjetëvjetorin e golit fitues të titullit, të realizuar ndaj QPR-së.

Golashënuesi më i mirë në histori të Citizens realizoi në minutat shtesë në Etihad Stadium për ta fituar titullin e Ligës Premier në sezonin 2011/2012 duke ia rrëmbyer Manchester Unitedit.

Zbulimi i statujës së argjentinasit së bashku me skulpturat e bashkëlojtarëve Vincent Kompany dhe David Silva, do të jetë në qendër të festimeve më 13 maj për të shënuar atë triumf historik prej 3-2.

Klubi do të organizojë gjithashtu një eveniment për 2.000 tifozë, ku do të jenë të pranishëm anëtarë të ndryshëm të skuadrës fituese të titullit, përfshirë Agueron.

Jeta pas futbollit, Aguero: E ndjej që zemra nuk më punon si duhet, mbetem pa frymë kur përpiqem të vrapoj Jeta pas futbollit, Aguero: E ndjej që zemra nuk më punon si duhet, mbetem pa frymë kur përpiqem të vrapoj

33-vjeçari u largua nga City në verën e kaluar pas 260 golash të realizuar dhe pesë titujsh të Ligës Premier të fituar për një dekadë. Ai iu bashkua Barcelonës, mirëpo u pensionua në dhjetor si pasojë e problemeve shëndetësore. /Telegrafi/