LAJMI I FUNDIT:

Jeta pas futbollit, Aguero: E ndjej që zemra nuk më punon si duhet, mbetem pa frymë kur përpiqem të vrapoj

Jeta pas futbollit, Aguero: E ndjej që zemra nuk më punon si duhet, mbetem pa frymë kur përpiqem të vrapoj
(Foto: Instagram/kunaguero)

Sergio Aguero ka folur për shqetësimet e tij shëndetësore, të cilat e detyruan të pensionohej para kohe derisa ishte lojtar i Barcelonës.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka pranuar se tash e ndien se zemra e tij nuk funksionon në mënyrën e duhur.


Argjentinasi ishte një prej sulmuesve më të frikshëm në planet me një rekord golash të vendosur përgjatë dekadës së paharruar në futbollin anglez.

(Foto: Twitter/Stone Judge/ET)

Në verën e vitit 2021, ai u largua nga Etihad Stadium për t’u transferuar Camp Nou si lojtar i lirë, mirëpo në tetorin e vitit të kaluar u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zemrës, ndërsa më 15 dhjetor u pensionua nga futbolli.

Çfarë është aritmia – sëmundja nga e cila Aguero ka vuajtur në moshën 12 vjeçare dhe tash i është kthyer sërish
Lexo po ashtu Çfarë është aritmia – sëmundja nga e cila Aguero ka vuajtur në moshën 12 vjeçare dhe tash i është kthyer sërish

Fjalët e tij për cilësinë e jetesës

(Foto: Screenshot/Twitter/Deportes_PL)

Duke folur për cilësinë e tanishme të jetesës, pasi u detyrua të largohej nga profesioni që e donte, Aguero ka thënë në Twitch: “Nëse përpiqem të luaj ‘tenis me këmbë’ tash , mbetem pa frymë kur dua të vrapoj. E ndjej që zemra ime nuk funksionon si duhet”.

Çfarë i ndodhi Agueros

(Foto: Screenshot/GiveMeSport)

Ndeshja e fundit zyrtare e 33-vjeçarit ishte më 30 tetor 2021 kundër Alavesit. Ai u zëvendësua në minutën e 42-të, për shkak se u bë e qartë se nuk mund të vazhdonte tutje.

Më pas, futbollisti u diagnostikua me aritmi kardiake që e detyroi ta përfundonte karrierën mbresëlënëse, gjatë të cilës kishte shënuar 385 gola në nivel klubesh (260 vetëm me Cityn).

Aguero fillimisht kishte besuar se do ta tejkalonte problemin shëndetësor, nga i cili ka vuajtur në moshën 12 vjeçare. Mirëpo, menjëherë e kuptoi se sa serioze ishte situata.


Aritmia e kardiake

(Foto: UCl Health)

Aritmia kardiake është rrahje e parregullt e zemrës. Problemet me ritmin e zemrës ndodhin kur sinjalet elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë si duhet. Sinjalizimi i gabuar bën që zemra të rrahë shumë shpejt (takikardi), shumë ngadalë (bradikardi) ose në mënyrë të çrregullt.

Simptomat dhe shenjat

Rrahje e shpejtë ose e ngadalshme e zemrës
Kapërcimi i rrahjeve
Marramendje dhe ndjenjë e të fikëtit
Dhimbje në gjoks
Frymëzënie
Djersitje

Komplikimet

Komplikimet varen nga lloji i aritmisë. Në përgjithësi, komplikimet e rënda nga aritmia e zemrës mund të përfshijë goditjen në tru, vdekjen e papritur dhe pamjaftueshmërinë e zemrës.

Mjekimi

Trajtimi i aritmive varet nëse keni takikardi apo bradikardi. Disa aritmi nuk kanë nevojë për trajtim, por thjesht monitorohen përmes kontrolleve mjekësore. Mjekimi është i nevojshëm vetëm në rast rrahjet e çrregullta të zemrës shkaktojë simptoma dhe paraqesin rrezik për komplikime. Në këtë rast, mjekimi bëhet përmes barnave, terapive, siç janë manovrat vagale, kardioversioni, procedurat me kateter ose intervenimi kirurgjik.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori