Ndeshjet e fundit ishin zhvilluar në dhjetor, ku kishin mbetur 16 skuadra në Ligën e Kampionëve, ku tashmë dihen edhe çiftet.

Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar, me disa klube që kanë emëruar trajner të ri, lojtarët të ardhur dhe të larguar, duke bërë ndryshime në një formë apo tjetër në këto dy muaj.

Liga e Kampionëve kthehet sot dhe këtu i gjeni ndryshimet e klubeve që kanë mbetur ende në garë, shkruan Marca.


Lëndimi i Joao Felix ndryshon planet e Diego Simeone në sulm. Me Alvaro Morata pothuajse i vetëm në këtë repart, linja sulmues e Cholos është pak e mangët. Në janar, ka ardhur Yannick Carrasco,  ndërsa Marcos Llorente është kthyer në lojtar të formacionit.


Pak ka ndryshuar sepse ka pak për të ndryshuar. Kuqezinjtë janë në rrugën e duhur për të fituar në Ligën Premier. Takumi Minamino ishte ardhja e vetme dhe pritet të jetë më shumë një lojtar rezervë.


Ardhja e Erling Braut Haaland dhe Emre Can i ka dhënë Dortmundit një dimension të ri dhe mund të sigurojë një kërcënim serioz për Paris Saint-Germain. Julian Weigl dhe Paco Alcacer u larguan në janar.


Neymar mezi luajti në fazën e grupeve për shkak të pezullimeve dhe dëmtimeve. Ai luajti ndaj Realit në Santiago Bernabeu dhe Galatasarayt. Ai do të luajë kundër Dortmundit kësaj radhe.


Kthimi i Goncalo Guedes është një nxitje për Valencian. Në fazën e grupeve ai luajti vetëm një ndeshje – kundër Ajaxit. Ardhja e Alessandro Florenzi është pozitive, ndërsa dëmtimet i kanë lënë jashtë mbrojtësit qendror Ezequiel Garay dhe Gabriel Paulista.


Ka pak për të raportuar për Atalantan. Valencia do të këtë përballë skuadrën më më shumë shumti gola në Serie A dhe një nga skuadrat më efektive në Evropë. Një rrezik i madh.


Dani Olmo është nënshkrimi kryesor nga klubi gjerman.  Angelino është gjithashtu një ardhje e re që mund të ndihmojë ekipin.


Jose Mourinho ka kaluar në fazën e nokaut në Ligën e Kampionëve pasi mori përsipër detyrën te Tottenhami në fund të fazës së grupeve. Për ndeshjen me Leipzig, Harry Kane do të mungojë, sikurse edhe Heung Min Son, ndërsa Christian Eriksen është larguar për te Interi. Blerjet janë Steven Bergwijn dhe Gedson Fernandes.


Eden Hazard u dëmtua në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër PSG dhe rikthehet tamam në kohë për t’u përballur me Manchester Cityt. Rodrygo ishte befasia e fazës së grupeve, por ai duket se ka humbur teren në muajt e fundit.


Sterling është në dyshim, por historia kryesore është Pep Guardiola. UEF e ka dënuar Manchester Cityn për dy vite me mospjesëmarrje në garat evropiane. Kjo mund të jetë nxitje për të fituar turneun. Aymeric Laporte është rikthyer.


Chelsea ka probleme me portierin. Frank Lampard nuk i beson Kepas, dhe ka të ngjarë të fillojë me Willy Caballeron.


Bavarezët në dhjetor po performonin dobët në Bundesligë, por tani janë rikthyer lider në Gjermani dhe të uritur për Ligën e Kampionëve. Ivan Perisic do të mungojë për shkak të lëndimit, por Lucas Hernandez dhe Kingsley Coman janë rikthyer.


Ndoshta ekipi i cili ka pasur më shumë ndryshime. Ernesto Valverde është zëvendësuar në bankinë nga Quique Setien. Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë humbur sezonin, dhe klubi është ende në kërkim të një sulmuesi.


Një ekip tjetër që i është nënshtruar një ndryshimi në bankë. Carlo Ancelotti është larguar dhe Gennaro Gattuso emëruar në vend të tij. Kanë ardhur emra si Lobotka, Diego Demme dhe Matteo Politano.


Ekambi ka ardhur nga Villarreali, duke pasur parasysh lëndimet e Depay dhe Adelwïde. Kanë ardhur gjithashtu Bruno Guimaraes dhe Cherki.


Giorgio Chiellini është rikthyer pas një dëmtimi në gju, dhe Cristiano Ronaldo ka arritur në formën e tij më të lartë pasi ka shënuar vetëm dy gola në fazën e grupeve. Portugezi ka shënuar në 10 ndeshje radhazi të Serie A.


/Telegrafi/