LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në horizont për Modric: Agjenti sinjalizon mundësinë e transferimit

Ndryshime në horizont për Modric: Agjenti sinjalizon mundësinë e transferimit

Ylli i Real Madridit, Luka Modric do të mbahet mend si një ndër më të mëdhenjtë që ka pasur ndonjëherë futbolli, por këtë sezon, ylli kroat është gjetur jashtë skuadrës titullare në Santiago Bernabeu. Ndërsa afati i transferimeve të janarit po afrohet, agjenti i tij, Borja Couce, ka lënë të kuptohet se ai do të ishte i hapur për një lëvizje drejt Lindjes së Mesme.

Los Blancos janë të mbingarkuar në mesfushë këtë sezon, me Federico Valverde, Toni Kroos, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga që bëjnë të pamundurën për të mbajtur Modricin jashtë formacionit. 39-vjeçari ishte ende një pjesë kyçe sezoni të kaluar, por këtë herë ka parë të i hiqet vendi i titullarit nga Carlo Ancelotti.


Modric ka bërë deklarata publike për faktin se ka refuzuar oferta të majme nga Arabia Saudite këtë verë për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll me qëllimin se do të kishte një rol të ngjashëm – dhe nuk është veçanërisht i lumtur që nuk e ka atë rol.

Klubet e Arabisë Saudite janë gati për transferimin e Modricit këtë janar, shkak minutat e pakta te Real Madridi
Lexo po ashtu Klubet e Arabisë Saudite janë gati për transferimin e Modricit këtë janar, shkak minutat e pakta te Real Madridi

Sipas Diario Shoot, Couce ishte i drejtpërdrejtë për faktin se ai mund të largohet për ofertën e duhur.

“Klubet saudite? Këtë verë ka pasur interesim për Modricin me qëllimin e nënshkrimit të tij. Lojtari ka disa oferta, nga një klub i kryeqytetit dhe një klub tjetër”, ka zbuluar ai.

“Modric aktualisht po mendon për Real Madridin, por ideja që ai të transferohet në Saudi Pro League është e mundshme nëse oferta është e përshtatshme”.

Do të ishte një surprizë nëse Modric do të largohej gjatë gjysmës së sezonit, veçanërisht me shansin për të përmbyllur karrierën e tij në Spanjë me titullin e La Ligas, por natyra e tij intensivisht konkurruese është ajo që e ka lejuar atë të qëndrojë në këtë nivel kaq gjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori