LAJMI I FUNDIT:

“Ndodhi diçka e çuditshme, zgjedhje politike”, Ribery këmbëngul se e ka merituar Topin e Artë 2013 më shumë se Messi dhe Ronaldo

“Ndodhi diçka e çuditshme, zgjedhje politike”, Ribery këmbëngul se e ka merituar Topin e Artë 2013 më shumë se Messi dhe Ronaldo

Ylli i Salernitanas, Franck Ribery këmbëngul se ai e meritonte Topin e Artë në vitin 2013 më shumë se dyshja legjendare, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, por sipas francezit “ndodhi diçka e çuditshme…”.

Ish-reprezentuesi francez sapo ka nisur fushatën e tij të katërt radhazi në Itali, e dyta në Salernitana.


39-vjeçari është një legjendë e Bayern Munichut, pasi ka fituar dhjetëra trofe me Bavarezët, duke përfshirë nëntë tituj të Bundesligës dhe një Ligë të Kampionëve.

Çdo fitues i Topit të Artë në epokën Ronaldo - Messi, nëse dyshja mund ta fitonin vetëm nga një herë
Lexo po ashtu Çdo fitues i Topit të Artë në epokën Ronaldo - Messi, nëse dyshja mund ta fitonin vetëm nga një herë

Pavarësisht lavdisë së tyre evropiane në vitin 2013, as Ribery dhe as shoku i tij i skuadrës Arjen Robben nuk e morën Topin e Artë atë vit, të cilin e fitoi Ronaldo.

Ribery përfundoi i treti pas ish-yllit të Real Madridit dhe Messit. Francezi është ende i penduar dhe ndjen se diçka e çuditshme ka ndodhur para ceremonisë së çmimit.

Treshja finaliste e Topit të Artë 2013

“Ishte e padrejtë, ishte një sezon i jashtëzakonshëm për mua dhe duhet ta kisha fituar”.

“E zgjatën kohën e votimit dhe ndodhi diçka e çuditshme. Ndjeva se ishte një zgjedhje politike”, ka thënë Ribery për La Gazzetta dello Sport.

Ribery kishte shënuar 11 gola në 43 paraqitje me Bavarezët atë sezon dhe luajti një rol vendimtar në sezonin e tyre ku fituan tre trofetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori