LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo: Policia tajlandeze vendos në ankand, veturën e mbushur me drogë

Ndodh edhe kjo: Policia tajlandeze vendos në ankand, veturën e mbushur me drogë

Autoriteti antidrogë i Tajlandës ka kërkuar falje pasi ka vendosur aksidentalisht në ankand një veturë në të cilën fshiheshin dhjetëra mijëra tableta amfetamine.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kishte qenë një blerës që ka paguar në vlerë prej 19,000 dollarësh për makinën Honda CR-V, e cila u vendos në ankand këtë muaj, pasi u kap në një rast droge vitin e kaluar.


Por kur u dërgua në një garazh për servisim, një mekanik zbuloi 94,000 pilula të stisura në parakolpin e saj.

Zyrtarët thanë se ata do të kryejnë kërkime më të hollësishme në të ardhmen.

“Sipas protokolleve, ne kërkojmë çdo automjet që kemi marrë dhe ky rast nuk ishte përjashtim. Megjithatë, ne nuk mund të gjenim asgjë në atë kohë, ndoshta sepse pilulat ishin fshehur mirë”, ka thënë Niyom Termsrisuk, sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Bordit të Kontrollit të Narkotikëve (ONCB), sipas Bangkok Post.

Z. Termsrisuk tha që pilula yaba – një përzierje e metafetaminës dhe kafeinës – u zbuluan në kutitë e fshehura në një ndarje sekrete prapa parakolpit të automjetit.

Kur makina u kap në provincën veriore të Chiang Rai vitin e kaluar, 100,000 pilula të tilla u gjetën në ulësen e saj të pasme.

Termsrisuk tha që pilulat shtesë do t’i shtohen çështjes, dhe se mekaniku dhe pronari i ri do të shpërbleheshin për bashkëpunimin e tyre.

Yaba, që do të thotë “ilaç i çmendur” në Thai, është kontrabanduar në Tajlandë nga Myanmar dhe shitet si pilula të lira të kuqe ose rozë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Gripi

Gripi

Telenovelat

Telenovelat

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Fun
Kalo në kategori