LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale të Al Nassr

Ndikimi i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale të Al Nassr

Pas nënshkrimit me Cristiano Ronaldon, Al Nassr u bë klubi i katërt në botë me më shumë ndërveprime në rrjetet sociale, pas vetëm Real Madridit, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Reklama

Sipas të dhënave të mbledhura nga DeporFinanzas, klubi saudit gjeneroi 150 milionë ndërveprime në rrjetet kryesore sociale gjatë muajit janar.

Vetëm Real Madridi (209 milionë), Paris Saint-Germain (207 milionë) dhe Barcelona (203 milionë), kishin më shumë ndërveprime se Al Nassr.

Interesant është fakti se në këtë renditje, pas Al Nassr vjen Manchester United, ish-klubi i fundit i CR7.

Këto janë shifrat në rrjetet kryesore sociale: në Twitter, Al Nassr kishte 12.5 milionë ndërveprime, duke e vendosur atë në Top-3 mes të gjitha klubeve në botë, pas Barcelonës dhe Galatasarayt.

Si kudo ku ka luajtur, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në elitën e futbollit saudit
Lexo po ashtu Si kudo ku ka luajtur, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në elitën e futbollit saudit

Në Instagram u ngjit në vendin e pestë dhe në TikTok pati një ndikim prej 166 milionë shikimesh./Telegrafi/