LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në NBA – fitojnë Lakers, Clippers dhe Dallas  

Ndeshje interesante në NBA – fitojnë Lakers, Clippers dhe Dallas  

Los Angeles Lakers vazhdojnë ecurinë e shkëlqyer në këtë sezon të NBA. Kampionët në fuqi të koshit, triumfuan lehtësisht në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 128-99, duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi dhe të 10-ën në 13 takime.

I përhershmi LeBron James ishte më i miri mbi parket për kalifornianët pasi koleksionoi në total 26 pikë 6 kërcime dhe 7 asistime, ndërkohë që Anthony Davis bëri një punë të mirë me 18 pikë dhe 7 rikuperime poshtë tabelës. Oklahoma ndërkohë pësoi humbjen e 6-të në 11 ndeshje.


Po rigjen formën optimale edhe skuadra tjetër kaliforniane Los Angeles Clippers që mori fitoren e radhës pasi mposhti në Staples Center me rezultatin 111-106 Neë Orleans Pelicans.

Me këtë sukses Clippers u ngjitën në vendin e dytë në konferencën e Perëndimit me 8 fitore dhe 4 humbje. Më i miri mbi parket për kalifornianët ishte Kawhi Leonard me 28 pikë 6 kërcime dhe 9 asiste ndërsa Paul George kontribuoi me 27 pikë. Të pamjaftueshme për Pelicans, 37 pikët e kanadezit Alexander-Walker.

Arriti suksesin e 7-të sezonal Brooklyn Nets që triumfoi në derbin ndaj New York Knicks me rezultatin 116-109 për meritë edhe të Kevin Durant autor i 26 pikëve.

Gjithsesi në Madison Square Garden, pikëshënuesi më i mirë ishte Julius Randle i Knicks, por paraqitja e ish lojtarit të Lakers nuk i mjaftoi skuadrës nga Molla e Madhe.

Nuk ndalet më Milwaukee Bucks që falë një triple-double të grekut Giannis Antetokounmpo triumfoi edhe në transfertën ndaj Detroit Pistons me rezultatin 101-110.

Antetokounmpo spikati me 22 pikë 10 rikuperime poshtë tabelës dhe 10 pasime vendimtare.

Falë një super Luka Doncic mori suksesin e 4-t rresht Dallas Mavericks që triumfoi në transfertën ndaj Charlotte Horntes me rezultatin 104-93. Ylli slloven i skuadrës teksane shkëlqeu me 34 pikë 13 kërcime dhe 9 asiste.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori