LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e tensionuar Ballkani – Llapi, tre lojtarë dënohen me nga dy ndeshje moslojë pas kartonëve të kuq

Ndeshja e tensionuar Ballkani – Llapi, tre lojtarë dënohen me nga dy ndeshje moslojë pas kartonëve të kuq

Komisioni Disiplinor ka shqyrtuar proceduat e hapura nga Komisioni i Garave, duke dhënë edhe dënimet për akterët e javës që shkoi.

Superliga e Kosovës nuk ishte aspak e qetë në këtë xhiro, e sidomos dueli ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, i cili ngjalli plotë tensione.


Në këtë takim nga gjyqtari Besfort Kasumi, nxori nga xhepi plot tre herë kartonin e kuq, teksa e pësuan Ahmed Jonuzi dhe Elvis Prençi te Llapit dhe Kushtrim Gashi i Ballkanit.

Këta tre lojtarë nga disiplina janë dënuar me nga dy ndeshje ndalesë.


Vendimet e Disiplinës:

Lojtari i FC Llapi, me nr.27 Ahmed Jonuzi dhe nr. ID 000635M88. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Llapi me nr.5 Elvis Prenqi dhe nr. ID 014446M93 . Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Ballkani me nr.8, Kushtrim Gashi, nr. ID 001270M92. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori