LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e parë 5-2: Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin e dytë me Liverpoolin

Ndeshja e parë 5-2: Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin e dytë me Liverpoolin

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë ndaj Liverpoolit në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte shkatërruese për The Reds, pasi u mposhtën 5-2 nga Los Blancos në shtëpi të tyre – Anfield Road.


Përbalja e dytë pritet të mos ketë më pak spektakël, duke ditur se Liverpooli shkon me të gjitha forcat për të përmbysur rezultatin, por natyrisht se madrilenët do të synojnë ta thellojnë atë.

"Nëse nuk vdes sot, jam i pavdekshëm" - prapaskena nga veprimet e Ancelottit që përfshihen në dokumentarin për Real Madridin
Lexo po ashtu "Nëse nuk vdes sot, jam i pavdekshëm" - prapaskena nga veprimet e Ancelottit që përfshihen në dokumentarin për Real Madridin

Dhe lajmi i madh është se superylli dhe kapiteni i klubit Karim Benzema është rikthyer në skuadër pasi humbi ndeshjen e fundjavës kundër Espanyol për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Ndërkohë, mbrojtësi i majtë Ferland Mendy gjithashtu bën një rikthim në listë pas më shumë se një muaji jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Rrëfimi i padëgjuar i Modricit për Carvajalin pas humbjes ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, pjesë e dokumentarit për Real Madridin
Lexo po ashtu Rrëfimi i padëgjuar i Modricit për Carvajalin pas humbjes ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, pjesë e dokumentarit për Real Madridin

Megjithatë, David Alaba mbetet i padisponueshëm për përzgjedhjen për Ancelottin kundër Liverpoolit, me austriakun që ende po rikuperohet nga lëndimi që mori në Anfield. I riu Alvaro Rodriguez edhe një herë është ftuar në listën e ekipit të parë.

Lista e plotë e Real Madridit:

Portierë: Courtois, Lunin, Luis Lopez.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Vallejo, Nacho, Odriozola, Vazquez, Rudiger, Mendy.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Ceballos.

Sulmuesit: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius Junior, Rodrygo, Mariano, Alvaro. /Telegrafi/