LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i padëgjuar i Modricit për Carvajalin pas humbjes ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, pjesë e dokumentarit për Real Madridin

Rrëfimi i padëgjuar i Modricit për Carvajalin pas humbjes ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, pjesë e dokumentarit për Real Madridin

Apple TV ka realizuar dokumentarin “Real Madrid: Hasta el final”, ku dalin në dritë momente të papara nga sezoni spektakolar i skuadrës madrilene gjatë sezonit 2021/22.

Në këtë dokumentar shfaqen pjesë për rikthimet e tyre të çmendura në Ligën e Kampionëve, deri në ngritjen e trofeut të 14-të në histori të garës më të madhe për klube në Evropë.


Ndeshja në të tetën e finales kundër PSG-së nisi rrugëtimin triumfues të Real Madridit, ndërsa rikthimi i parë u vendos në Santiago Bernabeu (3-1) pas disfatës në Parc de Princes.

Zhvillime interesante në Madrid: Perez ka vendosur mes Mbappes dhe Haalandit
Lexo po ashtu Zhvillime interesante në Madrid: Perez ka vendosur mes Mbappes dhe Haalandit

“Kishte shumë kritika që duhej të ndryshonim. Por, pavarësisht se nuk luajtëm mirë dhe ishin më të mirë, kur u largova nga fusha i thashë Carvajal se do t’i shtypim në ndeshjen e kthimit”, ka rrëfyer mesfushori, i cili ishte zëvendësuar nga Fede Valverde në minutën e 82-të.

Kroati është një nga protagonistët e dokumentarit dhe nuk ka ngurruar të tregojë disa fjalë që ia ka thënë fillimisht Carvajalit, sapo u zëvendësua dhe që më pas i vazhdoi në dhomën e zhveshjes.

Kështu ishte. Skuadra spanjolle do të përfundonte të rikthehej nga një humbje 0-2 me një hat-trick spektakolar nga Benzema.

Modric ishte spektakolar dhe Real Madridi ka publikuar një video nga ato festime në ndeshjen e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori