LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës – Besim Hasani me telegram ngushëllimi

Ndërron jetë presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës – Besim Hasani me telegram ngushëllimi

Bota e sportit ka marrë një lajm të hidhur sot, pasi presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), ka vdekur në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Slloveni Kocijançiq ishte pjesë e EOC-ut prej vitit 2005, duke qenë në fillim anëtar i Bordit Ekzekutiv, kurse prej vitit 2013-2016 ishte nënpresident i EOC-ut.


Një vit më vonë (2017), ai u zgjodh president i Komitetit Olimpik të Evropës.

Lëvizja Olimpike në Kosovë, konkretisht Komiteti Olimpik i Kosovës, do ta kujtojë gjatë Kocijançiqin, i cili njihej si mik i madh i sportit tonë, një mbështetës i pakursyer në procesin e anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe atë të Evropës.

Lajmi i marrë nga sekretari i përgjithshëm i EOC-ut, Raffaele Pagnozi, për vdekjen e presidentit Kocijançiq ishte trishtues, pasi ai njihej si motor i Komitetit Olimpik të Evropës dhe vullnetin e madh që kishte për të mbajtur të bashkuar Lëvizjen Olimpike të Evropës.

“Presidentin Kocijançiq e njoha prej vitesh, kur ishte edhe president i Komitetit Olimpik të Sllovenisë, ndërsa ishte një mik i madh i imi, në kohën kur nuk ishim anëtar i EOC-ut dhe IOC-ut, dhe po ashtu një përkrahës i madh i pjesëmarrjes së ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Evropiane, të cilat mbaheshin në shtetet që nuk e njihnin Pavarësinë e vendit tonë”, ka thënë Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Komitetit Olimpik të Evropës, Komitetit Olimpik të Sllovenisë,  miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit”, ka thënë më tej ai.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori