LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ish-basketbollisti dhe kryetar nderi i K.B. Bashkimit, Bujar Gjurgjealo

Ndërron jetë ish-basketbollisti dhe kryetar nderi i K.B. Bashkimit, Bujar Gjurgjealo

Ish-basketbollisti, Bujar Gjurgjealo, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Basketbolli ynë, sidomos ai prizrenas sot ka marrë një lajm të kobshëm, pasi që ka humbur një ish-punëtor të madh sportiv.


Për shumë vite, Gjurgjealo ishte kryetar i klubit të basketbollit të Bashkimit dhe ndër më të merituarit për zhvillimin e këtij sporti, përfshirë këtu edhe kohën e okupimit të regjimit serb.

Bujari ishte aktiv në basketboll deri vitin e shkuar kurse ka qenë edhe kryetar nderi i klubit prizrenas.

“Axhi Bujar, do të na mungosh shumë, sidomos përkrahje jote morale pas çdo suksesi. Kë qenë dhe mbetesh një njeri i madh që nuk ka kursyer asgjë për basketbollin. Mund të themi që jemi të privilegjuara, pasi pas çdo fitoreje ka ardhur komenti yt. Këto komente do t’i ruajmë shumë sepse ishin të një njeriu me peshë në basketbollin prizrenas”, shkruan në njoftimin e portokallezinjve në rrjetet sociale.

Të gjitha lajmet e Bashkimit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e Bashkimit

Ai ishte edhe një ndër nënshkruesit e deklaratës së kushtetutës së 2 korrikut të vitit 1990.

Ndryshe, varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së sotme në varrezat e qytetit të Prizrenit. /Telegrafi/