LAJMI I FUNDIT:

Ndarja nga Ariana Grande, reagon Pete Davidson: Nuk do të kryej vetëvrasje

Ndarja nga Ariana Grande, reagon Pete Davidson: Nuk do të kryej vetëvrasje

Pete Davidson u bë i famshëm në saje të romancës me këngëtaren e shumëpërfolur Ariana Grande.

Aktori amerikan është prekur nga komentet e fansave në rrjetet sociale, ku shumica shkruanin se artisti do të kryej vetëvrasje.


Ai ka vendosur të flasë për herë të parë për këtë gjë, duke mohuar spekulimet se ndarja me këngëtaren e ka shtyrë drejt depresionit.

Megjithatë, pranon se ka përjetuar bulizën gjatë muajve të fundit dhe nuk e di arsyen pse po merren njerëzit shumë me veprimet e tij.

“E kam mbajtur gojën mbyllur. Nuk kam përmendur emra dhe nuk kam thënë kurrë një fjalë për dikë apo diëka. Unë po përpiqem të kuptoj se si e gjithë kjo ndodh tek një djalë, ku e gjithë bota e komenton pa pasur ndonjë fakt apo vend referimi. Unë kam përjetuar bullizëm online dhe në publik nga njerëzit për 9 muaj”, shkroi fillimisht në llogarinë personale në Instagram.

“Kam folur për çrregullimin e personalitetit dhe ndjenjën e vetëvrasjes me shpreson se kjo do informojë dhe ndihmojë fëmijët si unë që nuk duan të jenë pjesë e kësaj bote. Dua të dini se nuk ka rëndësi sa përpiqet interneti apo çdo njeri që të më bëjë të vetëvritem. Nuk do e bëj. Jam i mërzitur që duhet ta them këtë. Për të gjithë gjërat që më mbajnë këtu dhe shohin këtë, dua t’ju them se unë ju shoh dhe ju dua”, tha ai.

Ndryshe, Ariana dhe Pete i dhanë fund lidhjes së tyre pas vetëvrasjes së reperit Mac Miller, i cili ishte i dashuri i bukuroshes amerikane. /Telegrafi/

View this post on Instagram

💙

A post shared by Pete Davidson (@petedavidson) on Dec 3, 2018 at 9:30am PST

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori