LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e çmimeve në natën e fundit të edicionit të 15-të të Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Ndarja e çmimeve në natën e fundit të edicionit të 15-të të Festivalit “Hyjnesha në Fron”
Foto: Facebook

Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” shënoi edicionin e 15-të të tij. Në Kino “Armata” në Prishtinë për tre ditë me radhë janë shfaqur filma dhe janë mbajtur aktivitete artistike nga komuniteti i film-krijuesve dhe film-dashësve.

Festivalin “Hyjnesha në Fron” tashmë tradicional në vendin tonë, jemi mësuar të ndjekim gjatë stinës së verës por këtë edicion jubilar, të 15-tin me radhë e majti në fundvit.


Kështu publiku dhe filmdashësit patën mundësi të mbyllin vitin 2022 me shumë filma vendas e ndërkombëtar.

Foto: Facebook

Në këtë edicion ishin 16 filma në kategoritë filmi i shkurtër dhe filmi i gjatë.

Të gjitha lajmet nga Hyjnesha në Fron
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hyjnesha në Fron

Të dielën është shënuar ceremonia përmbyllëse e Edicionit të 15-ë, ku janë ndarë çmimet :

Filmi i metrazhit të shkurtër:

• Filmi më i mirë : The table of the grove (Kosova);

• Regjia më e mirë : La Clé De L’amour- (Zvicra);

• Aktor/ja më i/e mirë : Mentor Zymberaj;

• Skenari më i mirë : Taking the desert;

• Hyjnesha në Fron : Kristali;

• Fotografia më e mirë : Bujar Zeqiri;

Filmi i metrazhit të gjatë:

• Filmi më i mirë: Internment;

• Regjia më e mirë: Kastriot Avdyli;

• Aktor/ja më i/e mirë : Klodi Hoxha

• Skenari më I mirë : Kastriot Avdyli

• Hyjnesha në Fron : Medea

• Çmimi për vepër jetësore : Selman Lokaj (me votim të komunikimit artistik).

Foto: Facebook

Juria për ndarjen e çmimeve ishte e përbërë nga artistë vendore dhe ndërkombëtar (Maqedonia, Zvicra dhe Kanadaja).Pjesë e jurisë për metrazhin e filmit të gjatë ishin : Maryam Zahirimehr, Petra Terzi, Faik Spahiu, Ilir Ajdini dhe Ilirjan Himaj. Ndërsa anëtarët e jurisë për kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër ishin : Jeton Zogjani, Valina Muçolli dhe Arbër Krasniqi.

Çmimin “Vepër jetësore” e ndau aktori Besim Ajeti që njëherësh është themelues i festivalit “Hyjnesha në fron” në vitin 2002.

Në këtë edicion janë shfaqur shumë projekte filmike vendore dhe ndërkombëtarë por mbi të gjitha vlen të theksohet që festivali ka filluar me prodhimin e filmit. Filmit i shkurtër ”N’sytë e Katës” me regji të regjisorit Shkëlzen Sylejmani – është prodhim i këtij edicionit të Festivalit “Hyjnesha në fron” që trajton temën e personave me nevoja të veçanta në kohëra lufte.

Drejtori i festivalit “Hyjnesha në fron”, Enis Brahimi zotohet që festivali do të vazhdoj zhvillimin e tij edhe në vitet në vijim, ku së shpejti do të hapet edhe mundësia për aplikim në Edicionin e 16-të për vitin 2023.

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori