LAJMI I FUNDIT:

Me “Natën e Zjarreve” përfundon “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz (Video)

Me “Natën e Zjarreve” përfundon “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz (Video)

Në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” u mbajt manifestimi tradicional “Ndezja e flakadanëve” në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën.

“Epopeja e UÇK-së”, e cila u mbajt për nder të 19-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirë.


Pranë të rënëve të luftës së zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë nga mbarë vendi dhe rajoni, si dhe zyrtarë të lartë të shtetit të vendosen lule dhe nderuan dëshmorët e kombit, ndërsa pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, konsideroi se i gjithë aktiviteti i manifestimit “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz ka shkuar mirë. Ai shtoi se në këtë aktivitet tre ditësh të manifestimit, kryesisht ka pasur aktivitete përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Ai tha për KosovaPress se kjo ngjarje madhështore meriton të manifestohet në këtë formë, sepse është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Ne sonte jemi në aktivitetin final dhe në këto momente kur po flasim është duke u mbajtur programi kulturoro-artistik në Sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj. Pa dyshim se kjo ngjarje meriton të kujtohet në këtë formë, sepse është një prej ngjarjeve më të rëndësishme e historisë së Kosovës dhe mund të themi se është themeli i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, sakrifica dhe flijimi i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”, deklaroi Koci.

Edhe qytetarë të shumtë të cilët kishin ardhur në këtë manifestim theksuan se kjo ngjarje shënon historinë e shtetit më të ri në botë.

Qazim Uka, i cili mori pjesë për nderime në memorialin e familjes Jashari, tha se rënia heroike e familjes Jashari ngjalli reagimet në mbarë vendin dhe botën. Ai e quajti komandantin Adem Jashari ‘vëllai’ i Skënderbeut.

“Unë qe 26 herë vij këtu në Prekaz për t’i nderuar heronjtë kombëtar, sepse këtu është vendi i trimërisë, këtu është trimëria, jo vetëm Kosova, por e tërë bota, e cila reflektoi në përkrahjen e Kosovës nga ndërkombëtarët. Andaj, heroi kombëtar Adem Jashari është ‘vëllai’ i Skënderbeut dhe lavdi për jetë për gjithë familjen Jashari”, tha ai.

Edhe Abaz Elshani tha se 7 marsi i vitit 1998, parqet një kthesë të madhe për historinë e Kosovës, e cila duhet të nderohet për çdo vit.

“Kjo ngjarje për ne paraqet shumë. Zoti ishalla i ka dërguar në xhenet familjen e komandant Adem Jashari”, tha Elshani.

Fehmi Krasniqi, qytetar tha se “Epopeja e UÇK-së” është simbol i çlirimit dhe lirisë së Kosovës, ngase është sakrifikuar e gjithë familja Jashari. Ai tha se pa familjen Jashari, Kosova nuk do ta ishte lirinë e sotme.

“Epopeja është një simbol i lirisë dhe çlirimit të Kosovës. Pa këtë vend nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi tash”, tha Krasniqi për KosovaPress.

Në kuadër të këtij manifestimi për sakrificën e familjes Jashari, u dha edhe një program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku morën pjesë mijëra qytetarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori