LAJMI I FUNDIT:

NASA ka sjell pamjet e para nga krateri Schomberger në Hënë

NASA ka sjell pamjet e para nga krateri Schomberger në Hënë

NASA së fundmi ka njoftuar për suksesin historik të kompanisë Intuitive Machines, e cila pak ditë më parë ka arritur të ulë një anije kozmike në Hënë, duke shënuar rikthimin e parë të amerikanëve në Hënë pas 52 vitesh.

Në lidhje me këtë arritje fantastike, NASA ka deklaruar se ky zbarkim është pjesë e fushatës Artemis.


“Gjashtë nga instrumentet shkencore të NASA-s u drejtuan gjithashtu në anën jugore të Hënës si pjesë e fluturimit. Kjo do të na ndihmojë të përgatitemi për eksplorimin e ardhshëm të sipërfaqes hënore në mënyra të ndryshme, si studimi i ndërveprimit midis motit hapësinor dhe sipërfaqes hënore”, tha agjencia amerikane hapësinore.

Ky është instrumenti i NASA-s që shpëtoi misionin e zbarkimit të anijes kozmike në Hënë
Lexo po ashtu Ky është instrumenti i NASA-s që shpëtoi misionin e zbarkimit të anijes kozmike në Hënë

Gjithashtu, NASA ka theksuar se ditët në vijim priten fotot e para nga jugu i satelitit të Tokës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, agjencia ka ndarë një foto nga kamera me ngjyra në tokëzimin e anijes kozmike Odyssey.

“Një pamje e kraterit Schomberger të Hënës rreth 10 kilometra mbi sipërfaqen e saj. Sipërfaqja e hirtë, shkëmbore e Hënës duket e lakuar në errësirën e hapësirës. Në këndin e poshtëm djathtas, mund të shihet një pjesë e zbarkuesit”, thuhet në pamjet e shpërndara. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by NASA (@nasa)

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori