LAJMI I FUNDIT:

Napoli me një ofertë të lartë kërkon ta rikthejë Keitan në Serie A

Napoli me një ofertë të lartë kërkon ta rikthejë Keitan në Serie A

Keita Balde mund të rikthehet në Serie A vetëm gjashtë muaj pas largimit në drejtim të Ligue 1.

Sulmuesi i talentuar senegalez iu bashkua Monacos në verë nga Lazio duke vazhduar shkëlqimin edhe në Francë.


Por tani interesim për të ka shfaqur gjiganti italian Napoli që po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë.

Mediat italiane kanë raportuar se Napoli ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Monacos për sulmuesin këmbëshpejtë.

Napolitanët kanë ofruar 45 milionë euro dhe duket se marrëveshja është shumë pranë.

Monaco ka pranuar largimin e lojtarit pasi në verë ka shpenzuar vetëm 30 milionë euro për të.

Gjithnjë sipas medieve italiane tani agjenti i lojtarit është duke diskutuar për kushtet e kontratës me klubin napolitan.

Kontrata aktuale e Keitas me klubin francez skadon në qershorin e vitit 2022.

Në 23 paraqitje në të gjitha garat me Monacon, Keita ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/