Napoli - Milan, formacionet zyrtare


Napoli dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Rossonerët janë mysafirë të napolitanëve në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian, e cila zhvillohet në San Paolo nga 20:30.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka fituar në ndeshjen e parë në udhëtim te Lazio, ndërsa pret ta shijoj fitoren edhe në shtëpi para tifozëve të saj.
Në anën tjetër, Milani i Gennaro Gattusos nuk e ka zhvilluar ndeshjen e parë ndaj Genoas shkaku i tragjedisë që goditi këtë qytet, dhe pret që ta nis kampionatin ndaj Napolit me rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku nuk mungon shqiptari Elseid Hysaj te vendasit, ndërsa te Milani debuton Gonzalo Higuian.
Napoli: Ospina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Rui; Allan, Hamsik, Zielinski; Callejon, Milik, Inisgne.
Milan: Donnaruma; Calabria, Musacchio, Romagnioli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Borini.
/Telegrafi/





































