LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan mund të mbetet edhe për një vit i huazuar te Cagliari

Nainggolan mund të mbetet edhe për një vit i huazuar te Cagliari
Radja Nainggolan . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Radja Nainggolan u largua nga Interi pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Mesfushori belg kishte disa oferta, por zgjodhi të rikthehet tek ish-skuadra e tij Cagliari edhe për faktin se kishte gruan e sëmurë.

Rikthimi në Cagliari i ka bërë mirë belgut që ka rikthyer edhe formën e mirë duke qenë lojtari kryesor i skuadrës nga Sardegnia.

Megjithatë Cagliari nuk ka ende mundësi për ta blerë përfundimisht Nainggolanin dhe ka filluar bisedimet me Interin për një huazim tjetër.

Radja Nainggolan . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Cagliari ka kërkuar nga Neroazzurët huazimin edhe për një vit tjetër të Nainggolanit duke pranuar t’ia paguajnë edhe gjysmën e pagës.

Dëshira e lojtarit është të mbetet në Cagliari, por Interi ende nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare për këtë ide.

Gjithsesi lojtari po pëlqehet edhe nga skuadrat tjera italiane si Fiorentina dhe Milan që kanë shprehur interesim.

Pistë e mirë për belgun 31-vjeçar mbetet edhe superliga e Kinës ku nëse pranon transferimin atje do ta ketë të garantuar një pagë mbi 10 milionë euro në stinor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori